Ish-banorja e Grande Fratello ka shpërthyer në lot pasi ka dëgjuar komentet e konkurrentes në BBV, Roza Lati e cila e ka quajtur “një femër të lehtë”.
roza lati heidi baci
Gjatë prime, Heidi Baçi ka sqaruar raportin e saj me aktorin Romeo Veshaj, duke u shprehur se e ka thjesht xhan, ndërsa u shpreh se moderatorja është njeri negativ dhe i ulët.
Ndërkohë në një moment të dytë gjatë darkës, teksa Roza tentoi të sqarohej me të Heidi u shpreh se ajo e kishte zhgënjyer shumë.
Pjesë nga debati:
Heidi Baçi: Mua e vetmja gjë që më vjen keq është çfarë del jashtë (qan).
Roza Lati: Më vjen keq nëse të kam përlotur
Heidi Baçi: Sa i përket lidhjes me Romeon, unë thjesht e kam xhan, jam mirë dhe nuk po të përdor njerëz.
Romeo Veshaj: Për çfarë qan? Këtë do ajo që të arrijë
Roza Lati: Komenti ka të bëjë se si unë e mendoj lojën tënde në BBV. Ashtu siç komenton shumë negative lojën time.
Heidi Baçi: Sepse je negative, provokon. Je njeri i ulët.
*****
Heidi Baçi: Unë qava, sepse unë kam folur mirë për ty. E kanë prerë, më erdhi inat. E di kush është problemi im me ty, zhgënjim. Nuk jam e nxehur me ty fare.
Roza Lati: Edhe unë me ty/PanoramaPlus
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co