E ardhmja e Giacomo Raspadorit te Napoli mbetet në dyshim. Sulmuesi italian, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me Osimhen, mund të largohet nga kampionët e Italisë. Raspadori do ishte dakord për një kalim te një skuadër brenda Italisë.
Ndër klubet e interesuara në Serinë A është dhe Interi, një lojtar që gjithmonë ka qenë në preferencat e Ausilios për sulmin zikaltër. Në garë do të jetë edhe Juventusi. Klubi bardhezi kërkon të shtojë alternativat në repartin e avancuar dhe Raspadori duket si një alternativë e mirë.
Futbollisti i lindur në Bentivoglio ka një kontratë me Napolin deri në vitin 2028, por një ofertë e mirë mund të bindë napoletanët që të lënë të lirë lojtarin. Në këtë sezon, sulmuesi italian është takuar 4 herë me golin!
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co