Policia në Shkodër ka proceduar penalisht një 20-vjeçar, pasi në makinën që drejtonte mbante fenelina si ato të policisë. I proceduari është shtetasi M.K, rreth 20 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K.,20 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, iu gjetën disa fenelina të ngjashme me ato të Policisë.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co