Paracetamoli, rastet kur kërcënon jetën

paracetamoli rastet kur kercenon jeten
paracetamoli rastet kur kercenon jeten

Helmimet nga ushqimet, uji dhe ilaçet, janë problematika që shpeshherë prek miliona njerëz në mbarë botën.

Për të folur mbi këtë temë, i ftuar në Medicus nga Daljana Sejdia ishte mjeku toksikolog, dr. Andrin Tahiri, i cili u ndal gjatë dhe tek përdorimi i ilaçeve pa kriter, të cilat mund të çojnë deri në fatalitet.

I pyetur nga moderatorja mbi toksicitetin që paraqet marrja e paracetamolit pa kriter nga pacienti ai u shpreh:

“Paracetamoli jep hepatotoksicitet jetë kërcënues. Edhe pse jemi ndeshur shumë rrallë me fatalitete, duhet shumë kujdes, pasi paracetamoli ka pasoja të rënda në shëndet. I përfshirë në grupin e analgjezikëve, paracetamoli si çdo medicament tjetër, ka pasoja në shëndet por i marrë me recetë sipas udhëzimeve të mjekut dhe I filtruar dhe njëherë nga farmacisti nuk sjell asnjëherë pasoja.

Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe mos ta teprojmë me marrjen e këtij medikamenti”. Doktor Tahiri shprehet se ka pritur raste ku pacientët kanë kuruar vetë nje dhimbje koke, duke marrë paracetamol si karamele dhe kur arrin në një sasi mbi 60mg/kg peshë, janë paraqitur me të vjella, këputje, të cilat tregojnë që kanë pasur helmim nga ky medikament.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →