Supersfida e Champions League Arsenal-Bayern Munich mund të humbasë një nga protagonistët kryesorë. Harry Kane, sulmuesi anglez i cili mungoi në humbjen ndaj Brazilit, do të rikthehet në Gjermani për shkak të një problemi në kyçin e këmbës. Vetë trajneri i “3 luanëve” Southgate e konfirmoi në konferencën për shtyp: “Harry Kane nuk do të jetë i gatshëm për të martën, kështu që do të kthehet në klubin e tij”, ka përsëritur ai.
Në këto kushe, Kane do të jetë në dyshim për rikthimin e tij në fushë me bavarezët. Bayern do të përballet me Borussia Dortmund të shtunën, më pas në program është ndeshja kundër Heidenheim dhe më pas kundër Arsenalit. Në orët e ardhshme do të mësohet shkalla e dëmtimit, me tifozët që “kryqëzojnë gishtat” që lojtari të mos ketë asgjë serioze.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co