Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me arrestimin pasditen e sotme të kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë Jorgo Goro.
Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, është kryeministri Edi Rama.
Ai ka shtuar se PD inkurajon dhe mbështet pa rezerva SPAK-un në këtë betejë që e quajti jetike për vendin.
Postimi:
Dmth këta të gjithë paskan ngrënë mollë, kumbulla e dardhë, paskan zbrazur të gjithë pemëtoren dhe i zoti s’paska parë asgjë?! A ka shqiptar që e beson këtë?! Sigurisht që jo.
Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, pronat e shqiptarëve, ka vetëm një emër, Edi Rama.
Të gjitha lidhjet të çojnë tek ai. Hetimi i thelluar dhe pa kursyer askënd është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për suksesin e luftës kundër korrupsionit.
Inkurojmë dhe mbështesim pa asnjë rezervë SPAK-un në këtë betejë jetike për vendin.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co