Plani për investim në Sazan, ish-ministri i Turizmit: Në zonat e përshtatshme, duhet të hapet rruga për ndërtim

plani per investim ne sazan ish ministri i turizmit ne zonat e pershtatshme duhet te hapet rruga per ndertim
plani per investim ne sazan ish ministri i turizmit ne zonat e pershtatshme duhet te hapet rruga per ndertim

Ish-ministri i Turizmit Ylli Pango, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 komentoi planin e një investimi të mundshëm në ishullin e Sazanit nga kompania e dhëndrit të ish-Presidentit amerikan Trump, Jared Kushner.

Pango u shpreh pozitivisht për investimin nëse ai i shërben zhvillimit të turizmit dhe vendit.

Sipas tij ky model është ndjekur edhe nga vende të tjera në rajon si Greqia dhe Kroacia që kanë shfrytëzuar vijën e tyre bregdetare.

Ai tregoi se në kohën kur shërbente si ministër ka pasur dy propozime për zhvillimin e Sazant, ndërsa theksoi se një investitor zviceran vuri në dukje se në ishull kishte vende të gatshme për porte jahtesh dhe gjysmë vila që mund të shndërroheshin.

“Po të njohësh turizmin botëror nxjerr konkluzione të rëndësishme për të gjetur si është bërë. Në ato kohë kemi menduar se vetëm ne kemi det. Ne kemi një vijë bregdetare të gjatë dhe është një pasuri por jo vetëm ne kemi të tillë. Fatos Nano kishte një ide për ta kthyer Sazanin në një pikë qendrore kazino për Mesdheun.

Ka pasur edhe dy propozime të tjera. Në janar 2008 m’u tha nga kryeministri i asaj kohe, sapo kisha ndërtuar ministrinë e re, më tha merre Sazanin dhe bëje siç bëre ministrinë. Ishte një punë kolosale dhe duheshin investitorë.

Na ka ardhur një investitor zviceran dhe ai është mahnitur me Sazanin. Tha se këtu ka të gatshme vende për porte jahtesh dhe gjysmë vila që mund të shndërroheshin shumë shpejt.
Në zonat e përshtatshme të turizmit duhet të hapet rruga për ndërtimin pasi ky model është ndjekur edhe nga vende si Greqia apo Kroacia”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →