Kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Në pranga raportohet se kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala.
Raportohet se arrestimi i tij ka ardhur pas një kallëzimi nga ana e Fredi Belerit. Në pranga ka rënë Goro dhe një person tjetër, ndërsa tre të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.
Kujtojmë se Goro mbeti në detyrë si kryebashkiak i Himarës edhe pse humbi zgjedhjet e 14 majit ndaj Fredi Belerit, i cili u dënua së fundmi për shitblerje votash.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co