Forcat izraelite që luftojnë në Gazë kanë vrarë më shumë se 170 persona të armatosur gjatë bastisjes disaditore në spitalin kryesor, tha ushtria të shtunën.
Trupat izraelite u futën në spitalin Al Shifa në qytetin e Gazës në orët e para të mëngjesit të së hënës. Ushtria izraelite “krehur” kompleksin e gjerë, për të cilin thotë se është i lidhur me një rrjet tuneli që përdoret si bazë për Hamasin dhe luftëtarët e tjerë palestinezë.
“Deri më tani, forcat eliminuan më shumë se 170 terroristë në zonën e spitalit, morën në pyetje mbi 800 të dyshuar dhe gjetën armë të shumta dhe infrastrukturë terroriste”, tha ushtria izraelite.
Al Shifa, spitali më i madh në Rripin e Gazës para luftës, tani është një nga objektet e pakta të kujdesit shëndetësor që funksionon pjesërisht. Spitali gjithashtu kishte strehuar civilë të zhvendosur.
Më shumë se 350 militantë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik janë ndaluar deri më tani në spital, numri më i madh i kapur në të njëjtën kohë që nga fillimi i luftës në tetor, tha ushtria të enjten.
Hamasi dhe stafi mjekësor e mohojnë që spitali përdoret për qëllime ushtarake ose për të strehuar luftëtarët.
Përfaqësuesit e Hamasit kanë thënë ditët e fundit se të vdekurit e njoftuar nga Izraeli nuk ishin luftëtarë, por pacientë dhe banorë të zhvendosur, duke e akuzuar Izraelin për krime lufte.
Ushtria izraelite, e cila ka humbur dy ushtarë nga luftimet në spital, thotë se po parandalon dëmtimin e civilëve, pacientëve dhe personelit mjekësor atje. Agjencia e lajmeve Reuters nuk ka qenë në gjendje të futet në spital dhe të verifikojë pretendimet e palëve në konflikt.
Në nëntor, Izraeli u përball me kritika të ashpra pasi trupat sulmuan për herë të parë spitalin. Ushtarët izraelitë zbuluan tunele të cilat sipas tyre ishin përdorur nga Hamasi si qendra komande dhe kontrolli./VOA
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co