Fanella e re e futbollit të Anglisë është kritikuar edhe nga kryeministri i vendit, Rishi Sunak. Ai foli dje për uniformën e “Euro 2024”, dhe tha se kryqi i Shën Xhorxhit nuk duhej që të ishte prekur.
“Nike” dhe Federata Angleze e Futbollit nuk kanë në plan të tërheqin fanellën, pavarësisht protestave të tifozëve për ndryshimin e flamurit të Shën Xhorxhit. Shumë tifozë reaguan të zemëruar pas ndryshimit të simbolit nga gjiganti amerikan i veshjeve sportive, i cili e zëvendësoi kryqin e kuq tradicional me një me kryq shumëngjyrësh: blu, bojëqiell dhe vjollcë. Shumë tifozë kërkojnë që të rikthehet flamuri në ngjyrat e tij tradicionale.
I fundit që ka dalë kundër prekjes së kryqit është kryeministri britanik, i cili tha: “Natyrisht që unë preferoj origjinalin dhe mendimi im i përgjithshëm është që kur bëhet fjalë për flamujt tanë kombëtarë, nuk duhet të ngatërrohemi me ta. Sepse ata janë një burim krenarie, identiteti, kush jemi ne dhe janë të përsosur ashtu siç janë”.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co