Opinionisti dhe drejtori i News24 Aleksandër Çipa, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka komentuar zhvillimet e fundit politike, më konkretisht rikthimin e normalitetit në Parlament dhe veprimet e fundit të Lulzim Bashës në Kuvend.
Çipa u shpreh se nuk e sheh Bashën si “protagonist në merkaton politike”, por e sheh ende si një aktor në jetën politike të vendit.
Sa i përket ndryshimit të formulës së sistemit zgjedhor, ai u shpreh se zërat potencialë për ta risjellë në vëmendje janë ende të pamjaftueshme përjashto dy palët kryesore, PS dhe Rithemelimi që mesa duket nuk janë të interesuar.
“Në merkato si protagonist nuk e shoh, por si aktor ende e shoh. Sot zërat potencialë për ta risjellë në vëmendje formulën e ndryshimit të sistemit zgjedhor janë ende të pamjaftueshme përjashto dy palët kryesore, PS dhe Rithemelimi që mesa duket nuk janë të interesuar. Kemi një zë që është i sinqertë në artikulim që është Gjiknuri që thotë se mund të shkojmë me këtë ligj zgjedhor në procesin e ardhshëm elektoral.
[embedded content]
Nga ana tjetër Rithemelimi ka ngërçin e vetë për shkak të krizës pasi varet si do ta gjejë modelin e përfaqësimit formal në procesin zgjedhor. Vetëm Partia e Lirisë nuk ka një prononcim përcaktues për formën si do të shkojë në procesin zgjedhor sepse është në avantazh. E ka përdorur Rithemelimin dhe në rastin konkret nuk besoj se do përsëritet kërkesa e Berishës për të ripërdorur PL për procesin. Në fakt negociatat bëhen që edhe Basha të jetë në komision si anëtar, por debati ka qenë për bashkëkryetarin”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co