Duke komentuar paktin e arritur midis mazhorancës dhe opozitës, analisti Fatos Lubonja i ftuar në “Open” në News 24, thotë se i fituari i madh i këtij pakti është Edi Rama.
“Kjo ishte një nevojë që lindi nga ana e Ramës për arsye se Shqipëria nuk ishte në gjendje normale dhe u shqetësuan edhe ndërkombëtarët. Fakti që opozita kthehet në Parlament ishte një fitore për Ramën. Nëse i kthehemi taktikës së opozitës, se nëse fitoi këtë lloj njohje, këtë e fitoi nëpërmjet metodave radikale dhe nuk e fitoi duke ndenjur në Parlament. Ato metodat radikale duhet ti rivlerësojmë. Opozita vërtetë fitoi dhe ka përfitime të vogla, por akoma nuk janë të qarta. Sali Berisha do njihet si kryetar? Do kenë vulën apo jo? Rama ka akoma në dorë të luaj me këto dhe luan bukur. Shohim Lulzim Bashën që nuk i kundërvihet Ramës por PD-së.
Nëse jam në rolin e Edi Ramës them se s’ka gjë më të bukur se kjo; përça dhe sundo. Ai është fituesi i madh i kësaj loje. Opozita ka fituar një lloj njohje nga ndërkombëtarët por jo që fitoi Rama. Ndërkombëtarët janë pjesë e kësaj loje dhe duan një Shqipëri stabël ku nuk shqetësohen më fare nëse funksionon demokracia. Nuk mendoj se bëhet fjalë për marrëveshje të fshehtë. Interesi i Ramës është i hapur, interesi i opozitës është se do vulën. Kur bëjmë balancën peshorja anon nga Rama si fitues, sepse Shqipëria ka nevojë të denoncohet gjendja anormale e saj”, theksoi ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co