Mori karton të kuq ndaj Atleticos, merret vendimi për Xavin, zbulohet nëse do jetë në pankinë në El Classico

mori karton te kuq ndaj atleticos merret vendimi per xavin zbulohet nese do jete ne pankine ne el classico
mori karton te kuq ndaj atleticos merret vendimi per xavin zbulohet nese do jete ne pankine ne el classico

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández, nuk do të jetë në pankinën e katalanasve për dy ndeshjet në vijim, për shkak të kartonit të kuq të marrë për protesta në ndeshjen ndaj Atletico Madrid.

Në këto kushte, Xavi do të ndjekë nëpërmjet televizionit ndeshjet kundër Las Palmas dhe Cadiz. Më e keqja u shmang, pasi “timonieri” rikthehet për El Clasico-n e shumëpritur në Santiago Bernabéu, të planifikuar për 21 Prill.  Sipas vendimit të komitetit të garave, Xavi gjithashtu do të duhet të paguajë një gjobë prej 600 euro.

Barcelona renditet në vendin e dytë në kampionat, 6 pikë larg Realit kryesues. Leëandoëski me shokë do kërkojnë që t’i japin kuptim deri në fund garës për titull, teksa kanë mbetur edhe pak javë në dispozicion.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →