Përfundon aventura e Felipe Scolari te Atletico Mineiro. Ish-trajneri i kombëtares braziliane ka shkëputur kontratën me skuadrën e njohur, siç ka bërë të ditur vetë klubi në rrjetet sociale.
Scolari, i cili firmosi në qershor 2023, largohet nga Atletico pas 41 ndeshjesh, me një numër prej 19 fitoresh, 10 barazime dhe 12 humbje. Drejtimi i kësaj skuadre për momentin i është besuar përkohësisht ndihmës trajnerit Lucas Gonçalves. Me interes të madh pritet të shihet se ku do të firmosë Scolari. Gjithsesi, 75-vjeçarit do i nevojitet pak pushim, përpara se të rikthehet të drejtojë një skuadër.
(J.S/BalkanWeb)
PĂ«r tâu bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do tâju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co