Deputeti i PS-së, Erion Braçe teksa ka replikuar me ligjvënësin e tij demokrat, Agron Gjekmarkaj, deklaroi se nuk ka thënë kurrë që PD-ja ka qenë kundër NATO-s.
Ai tha se për pranimin në Aleancën Ushtarake e VeriAtlantikut, ndikoi dhe shpërthimi në Gërdec.
“Ndjesë që ju ndërpreva. Meqë më ftuar dhe jam dëshmitar, por më i vjetër se unë është zoti Majko. Që nga 91 nuk gjen një akt, një dokument, një fjalim, përfshi rezoluta, kundër NATO-s. Përkundrazi është folur për bashkëpunimin dhe integrimin në NATO. Kurrë nuk kam thënë se PD është kundër NATO-s. Nuk e mendoj. Por ama më duhet ta them që një kontribut të madh për pranimin në NATO, për ta vënë nën kontroll qeverinë e Shqipërisë dhe ushtrinë shqiptare, dha dhe Gërdeci.”, tha ai.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co