Alda Bardhyli, Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, thotë në “Open” në News 24, se Ismail Kadare gati u arrestua me botimin e romanit “Dimri i vetmisë së madhe”, por u shpëtua nga Enver Hoxha pasi diktatori ishte personazh i romanit.
“Ai bën përballjen më interesante në historinë e letërsisë botërore mes diktaturave dhe shkrimtarëve, ku për herë të parë një shkrimtar vendos të përballet me diktatorin dhe ta kthejë në personazh. Takimi ka ndodhur në vitin 1971 dhe i bie gati dy vite para se të botohej “Dimri i vetmisë së madhe”, një vepër historike ku vetë Enver Hoxha ishte personazh.
Fokus i këtij takimi ishte marrja e të dhënave dhe kujtimeve nga ky moment historik, që në një mënyrë apo një tjetër e vendoste Kadarenë në provën më të madhe të jetës së tij. Në kontekstin e kohës së sotme lexohet si një roman bashkëkohor. Raporti i tij me Enver Hoxhën ka qenë një raport delikat siç kanë treguar dokumentet e botuara. Ka qenë një shkrimtar që ka qenë në fokus të regjimit.
Me botimin e “Dimrit të vetmisë së madhe”, u ndalua, pati fushatë. Kadareja ka qenë i vetmi moment më afër burgut dhe ishte pikërisht Enver Hoxha që e shpëtoi. Nuk ishte diçka e vogël që një diktator të ishte personazh i një libri. Të jesh në një libër do të thotë të jesh përjetësisht. Mos të harrojmë se Enver Hoxha vinte nga kultura franceze. Ishte njeri që e ndiqte letërsinë. Në vitet ’70 me botimin e romeve të tjera, “Pallati i ëndrrave” në botën frankofone, Kadareja u bë i paprekshëm për regjimin.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co