“Bashkëpunimi, i domosdoshëm”, Vjosa Osmani konferencë me zyrtarin amerikan: Anëtarësimi në INTERPOL, i pamundur pa mbështetjen e SHBA

bashkepunimi i domosdoshem vjosa osmani konference me zyrtarin amerikan anetaresimi ne interpol i pamundur pa mbeshtetjen e shba
bashkepunimi i domosdoshem vjosa osmani konference me zyrtarin amerikan anetaresimi ne interpol i pamundur pa mbeshtetjen e shba

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një konferencë të përbashkët me Ndihmës Sekretarin amerikan për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, ka deklaruar se Byroja që udhëheq zyrtari i lartë amerikan është çelësi i disa prej sukseseve më të mëdha të Kosovës.

“Disa nga arritjet më të rëndësishme të institucioneve tona e kanë pikërisht vulën e Byrosë që e udhëheq Ndihmës Sekretari Robinson, duke përfshirë edhe vetë themelimin e Policisë së Kosovës, e cila sot gëzon besimin e mbi 95% të qytetarëve të Kosovës. I nderuar Ndihmës Sekretar Robinson, Kosova vazhdon të mbetet e përkushtuar për ta vazhduar bashkëpunimin me partnerët tanë më të çmuar, që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e në veçanti byroja që ju udhëhiqni. Uroj që të vazhdojmë t’i shohim rezultatet e partneritetit tonë dhe punës sonë të përbashkët ditë pas dite, e gjithnjë në drejtim të sukseseve të reja. Ju faleminderit për përkrahjen e palëkundur dhe gjithmonë shiheni Kosovën si shtëpinë tuaj të dytë”, i tha Osmani në konferencë Ndihmës Sekretarit amerikan.

Presidentja tha paraprakisht se mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë prezente në çdo sektor strategjik dhe në çdo hap të shtetndërtimit.

“E në këtë drejtim, edhe mbështetja që kemi pranuar nga Byroja që udhëheq Ndihmës Sekretari Robinson shquhet për kohëzgjatjen, dinamikën si dhe shumëllojshmërinë e asistencës, përmes së cilës janë themeluar e fuqizuar mekanizmat tanë kryesorë për sundimin e ligjit në Kosovë. Ndihmës Sekretari Robinson ka qenë natyrisht ndër njerëzit që ka dhënë këtë kontribut gjatë viteve. Përderisa vinim këtu, më tregonte edhe se si ka punuar me Sekretaren Albright dhe kjo është një dëshmi se sa shumë njerëz ka edhe sot në administratën amerikane që kanë dhënë kontribut për dekada të tëra që Kosova të jetë këtu ku është sot. E natyrishëm ndër ta është edhe vetë ambasadori Hovenier”, tha Osmani.

Ajo kujtoi se Kosova u detyrua që të fillonte nga zeroja, dhe se me ndihmën e SHBA-së arriti suksese të mëdha, ndërsa përmendi edhe sundimin e ligjit, që tha se është prioritet i institucioneve.

“Këto suksese janë të gjitha edhe dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit me partnerë, janë rezultat i bashkëpunimit tonë me partnerë të rëndësishëm, siç është Byroja, e natyrisht dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe domosdoshmërisë së bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →