Shqipëri-Kili në Parma, interesim i lartë nga tifozët, FSHF del me njoftim të rëndësishëm, biletat mund të blihen edhe fizikisht

shqiperi kili ne parma interesim i larte nga tifozet fshf del me njoftim te rendesishem biletat mund te blihen edhe fizikisht
shqiperi kili ne parma interesim i larte nga tifozet fshf del me njoftim te rendesishem biletat mund te blihen edhe fizikisht

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë se biletat për ndeshjen Shqipëri-Kili do të shiten edhe në pikën fizike në hyrje të stadiumit “Ennio Tardini” në Parma.

Përveçse online, biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e sotme në ora 15:00 deri në 18:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Ennio Tardini”. Ndërsa nesër që është edhe dita e ndeshjes, pika e biletarisë fizike në hyrje të stadiumit “Ennio Tardini” do të jetë e hapur nga ora 15:00 deri në 20:30.

Të gjithë tifozët që dëshirojnë të jenë prezent dhe të mbështesin Shqipërinë në ndeshjen miqësore ndaj Kilit, që do të zhvillohet në stadiumin “Ennio Tardini” në ora 20:45, kanë mundësinë të blenë biletat e tyre në dy mënyra; fizikisht pranë biletarisë në hyrje të stadiumit “Ennio Tardini” dhe online në linkun: Bileta për ndeshjen Shqipëri – Kili

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →