Preken nga projekti për ndërtimin e linjës RMV-Elbasan-Fier, banorët në protestë: Po dëmshpërblehemi me shifra qesharake

preken nga projekti per ndertimin e linjes rmv elbasan fier banoret ne proteste po demshperblehemi me shifra qesharake
preken nga projekti per ndertimin e linjes rmv elbasan fier banoret ne proteste po demshperblehemi me shifra qesharake

Fermerë të lagjes Drizë në Fier janë ngritur në protestë mëngjesin e sotëm duke kërkuar dëmshpërblim për sipërfaqen me ullinj që preket nga projekti për ndërtimin e linjës 400 Kv të linjës Maqedoni e Veriut – Elbasan- Fier, të financuar nga banka gjermane për zhvillim KFW.

Ky projekt shtrihet në një sipërfaqe prej 400 mijë metër katror ku preken 21 fermerë 8 prej të cilëve tokat e tyre i kanë të kultivuara me ullinj 20- vjeçarë. Sipas banorëve, dëmshpërblimi për rrënjë ulliri është qesharak ndërsa ka dhe matje të gabuara të sipërfaqeve të tyre.

Këto toka janë ndarë me ligjin 7501 dhe pjesa më e madhe e banorëve zotërojnë aktin e marrjes në pronësi, por jo certifikatën e pronësisë, gjë që ka sjellë dhe pamundësinë e dëmshpërblimit.

Ndërkohë drejtori i projekteve të jashtme në OST, Dorjan Sejamini ka pohuar se bashkohet me shqetësimin e banorëve, teksa ka theksuar se janë takuar dhe sqaruar disa herë me banorët dhe ka premtuar ndihmesë edhe në etapat e aplikimit për plotësimin e dokumentacionit të saktë.

Sejamini pohoi gjithashtu se ky është një projekt strategjik që dyfishon kapacitetet energjitike dhe vonesat në zbatimin e tij sjellin kosto të shtuar.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →