“Pasi hodhi foshnjën në lumë, u kthye në banesë dhe nisi punët”, gazetarja zbulon detaje nga ngjarja në Tapizë: Bashkëshorti dhe fëmijët nuk e dinin që nëna ishte shtatzënë

pasi hodhi foshnjen ne lume u kthye ne banese dhe nisi punet gazetarja zbulon detaje nga ngjarja ne tapize bashkeshorti dhe femijet nuk e dinin qe nena ishte shtatzene
pasi hodhi foshnjen ne lume u kthye ne banese dhe nisi punet gazetarja zbulon detaje nga ngjarja ne tapize bashkeshorti dhe femijet nuk e dinin qe nena ishte shtatzene

Gazetarja Glidona Daci, e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka zbuluar detaje lidhur me rastin e rëndë të Krujës, ku një 42-vjeçare ka hedhur foshnjën e saj në lumin e Tapizës duke pretenduar se fëmija ka lindur pa shenja jete.

Ajo u shpreh se gruaja ka deklaruar se ka lindur e vetme dhe fëmija ka qenë pa shenja jete, ndaj edhe ajo e ka mbështjellë me një qese plastike dhe e ka hedhur në lumin e Tapizës.

Pas aktit të rëndë, ajo dëshmoi se është rikthyer në banesë dhe ka vijuar me punët e përditshme të shtëpisë deri sa ka humbur ndjenjat.

Ka qenë vajza e madhe, 21-vjeçare, e cila është alarmuar dhe e ka çuar në spital ku edhe është konstatuar se ajo kishte lindur.

Pasi është pyetur nga mjekët për foshnjën, gruaja nuk ka folur dhe kjo ka bërë që të alarmohet edhe policia nga spitali.

Nga ana tjetër bashkëshorti i saj dhe katër fëmijët e tjerë janë shprehur se nuk kishin dijeni se 42-vjeçarja ishte shtatzënë.

“Ka pasur dëshmi shumë kontradiktore. Pas lindjes së fëmijës ku ajo thekson se ka qenë e vetme, pretendon se foshnja ka lindur pa shenja jete dhe ajo e ka futur në një qese plastike dhe e ka hedhur në lumin e Tapizës. Pas kësaj ajo është rikthyer në shtëpi dhe ka nisur punët e përditshme të shtëpisë. Në një moment ka humbur ndjenjat dhe vajza e madhe, 21 vjeçe, e ka çuar në spital. Mjekët kanë konstatuar se ajo kishte kryer një lindje dhe është pyetur për foshnjën dhe nuk ka pranuar të flasë. Kjo ka bërë që spitali të alarmojë policinë. Pas insistimit të policisë më vonë ajo ka treguar se ku e ka hedhur foshnjën gjithmonë duke pretenduar se foshnja ka lindur pa shenja jete.

Bashkëshorti, por edhe fëmijët e tjerë mohojnë të kenë ditur se 42-vjeçarja ka qenë shtatzënë. Duhet theksuar se ata jetonin në skamje dhe i vetmi që punonte ishte bashkëshorti që punonte ku të gjente punë. Dy nga fëmijët ishin ende në shkollë. Ajo është arrestuar për vrasjen e foshnjës dhe ekspertiza do të zbulojë nëse foshnja ka lindur vërtetë pa shenja jete apo është asfiksuar më vonë”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →