SPAK ka sekuestruar celularët e vartësve të Drejtorit të Tatimeve Ceno Klosi. Pajisjet do t’i nënshtrohen ekspertizës dhe do të shihen komunikimet që ata kanë pasur me eprorin e tyre.
Po ashtu me urdhër të SPAK janë sekuestruar dokumente tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve që lidhen me vendimmarrjet e Klosit.
Zyrtari i lartë që është dhe një prej njerëzve më të afërt të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po hetohet për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.
Prokuroria e Posaçme konfirmoi përmes një shkrese zyrtare për News 24 se hetimet ndaj kryetatimorit Klosi u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike.
Sikurse rezulton nga të dhënat zyrtare të institucionit të akuzës, 7 muaj pas kallëzimit të parë, opozita ka depozituar një tjetër kallëzim ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Klosi. Nisur nga faktet është bërë bashkimi procedimeve në një të vetëm, dhe përfundimisht Ceno Klosi po hetohet për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.
Klosi, i cili në krye të tatimeve, iu bindet me shumë urdhrave politikë, sesa ligjit, duke ndëshkuar padrejtësisht bizneset, ka punuar për 13 vite si specialist dhe drejtues sektorësh në banka të nivelit të dytë dhe më pas gjatë periudhës 2015-2021 ka mbajtur pozicionin si Drejtor i Departamentit Ekonomik në OSHEE.
Në qershor të 2021 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare Ujësjellës- Kanalizime dhe Mbetjeve të ngurta, ndërsa me VKM 625, datë 22/10/2021 u emëruar drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Emisioni “Vetting” në News 24 ka denoncuar se Ceno Klosi për 13 vite punë në sektorin privat arriti të blejë vetëm një apartament 6.8 milionë lekësh, ndërsa gjatë 6 viteve në detyra shtetërore vuri një pasuri prej gati 900 mijë euro, fakte të cilat duhet të hetohen nga SPAK.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co