“Marrëveshja u bë në Tiranë, tymi plasi në Sazan”, deputeti i PD: Nuk mund të fshijmë atë që ndodhi në pesë muaj

marreveshja u be ne tirane tymi plasi ne sazan deputeti i pd nuk mund te fshijme ate qe ndodhi ne pese muaj
marreveshja u be ne tirane tymi plasi ne sazan deputeti i pd nuk mund te fshijme ate qe ndodhi ne pese muaj

Sot është mbledhur pas pesë muajsh Komisioni i Ligjeve me prani fizike të deputetëve.

Deputeti Dashnor Sula tha se marrëveshja opozitë-mazorancë është një marrëveshje fake dhe nuk mund të fshihet historia e dhunshme e këtyre pesë muajve.

Dashmor Sula: Të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë në 5 muaj dhe në 18 mars të vijmë këtu e të themi të fshijmë historinë, kur kanë ndodhur shumë gjëra shumë të rënda në cenimin e demokracisë për funksionimin e Parlamentit….

Do mundohem të bëj të qartë që ky kthim në normalitet është diçka që duhet të kishte ndodhur që vitin e kaluar, por mazhoranca me dhunë e kokëfortësi nuk e mundësoi.
Marrëveshja opozitë-Mazhorancë është fake i pastër. Carë marrëveshje keni arritur? Atë që i takon opozitës me Rregullore? Opozita kërkoi komisionet. Mazhoranca bëri atë që nuk mund ta bënte dikush tjetër, ndryshoi ligjin për komisionet hetimore.

Ky është një normalitet i rremë. Në 5 muaj kanë kaluar ligje pa debat, përfshirë edhe buxhetin. Mund të thoni ishim në kushte të detyrueshme,. Shkaku i situatës ishit ju që me sjellje të dhunshme bëtë atë që bëtë.

Kjoishte loja, marrëveshja u bë në Tiranë, tymi plasi në Sazan!”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →