TIRANE
Turizmi shqiptar po njeh një ngritje të stabilizuar cilësore.Turizmi shpesh përkufizohet si një udhëtim me qëllim ç’lodhjen për të kaluar kohën e lirë apo për qëllime biznesi.
Por jo të pakta janë incidentet që kanë ndodhur, ku shpesh herë kanë rezultuar fatale!
Sot paneli i programit Vila24 me moderatoren Anila Çela diskutoi mbi problematikat e turizmit ku gjatë bisedës gazetaRi Dritan Laci ndaloi te turistët e huaj të cilët rrezikojnë duke mos marrë guida vendase gjatë eksplorimit të Shqipërisë.
“Shumë turistë dëgjojnë që Shqipëria është një vend i sigurt dhe i virgjër, zgjedhin të eksplorojnë natyrën pa një guidë kur vijnë këtu. Por ka vende dhe male që kanë një rrezikshmëri të lartë si është mali i Çikës, Jezercës apo Alpet të cilat nuk mund të eksplorohen pa një guidë.
Ata kanë veshjet përkatëse por sërish në mungesë të një guide apo shenjave treguese në male bëhet e vështirë, por kënaqësia e turistëve të huaj bëhet e madhe që kur kanë incidente se e marrin si trofe dhe atë. Por ne kemi pasur raste me humbje jete dhe të guidave shqiptare”- tha Laci për News24.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co