Real Madrid kryesues nuk fal dhe triumfon 2-4 në fushën e Osasunas, duke bërë kështu që diferenca me Gironan ndjekëse të jetë 10 pikë. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e katërt, me Vinicius që realizoi pasi i “’rëmbeu” topin kundërshtarit. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, vendasit befasuan duke dërguar shifrat në 1-1 me anë të Budimir. Los Blancos insistuan për golin e dyt dhe e gjetën atë me anë të Carvajal (17’). Goli i sigurisë mban firmën e Brahim Diaz, në të 61-tën. Vinicius kishte ende për të thënë për këtë takim, teksa kompletoi dopietën në minutën e 64-të.
Goli i Munoz në fund shërbeu vetëm për statistikë, me ekipin e Arrasates që doli pa pikë nga ky takim. Osasuna është mjaft e qetë sa i takon mbijetesës, pasi aktualisht është në mesin e tabelës dhe ka grumbulluar 36 pikë.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co