Katër ekstradime dhe arrestime në 24 orët e fundit, Balla: Policia duhet t’i gjejë fajtorët kudo që të struken

kater ekstradime dhe arrestime ne 24 oret e fundit balla policia duhet ti gjeje fajtoret kudo qe te struken
kater ekstradime dhe arrestime ne 24 oret e fundit balla policia duhet ti gjeje fajtoret kudo qe te struken

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është shprehur se detyra e Policisë së Shtetit është të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët, duke bërë çdo përpjekje për t’i parandaluar.

Ai u shpreh se katër persona janë të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar ose ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit nga autoritetet.

Balla u shpreh se edhe pse fajtorët mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, Policia e Shtetit duhet t’i gjejë kudo që të struken dhe t’i vendosë para drejtësisë.

“Detyra e Policisë së Shtetit është të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët, duke bërë çdo përpjekje për t’i parandaluar. Fajtorët mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, por Policia e Shtetit duhet t’i gjejë kudo që të struken dhe t’i vendosë para drejtësisë. Për këtë qëllim duhet punë e pandërprerë hetimore dhe bashkëpunim me agjencitë partnere dhe me qytetarët, informacionet e të cilëve janë shumë të vlefshme. Katër persona të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar/ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit”, u shpreh Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →