Rritje rekord të rasteve të kollës së mirë në Republikën Çeke, mbi 3,000 të infektuar

rritje rekord te rasteve te kolles se mire ne republiken ceke mbi 3000 te infektuar
rritje rekord te rasteve te kolles se mire ne republiken ceke mbi 3000 te infektuar

Më shumë se 3,000 njerëz janë prekur nga kolla e mirë në Republikën Çeke që nga fillimi i vitit 2024, numri më i lartë i regjistruar që nga vitet 1960, me 810 raste të sëmundjes shumë ngjitëse të frymëmarrjes të raportuara këtë javë, thanë sot zyrtarët shëndetësorë.
Instituti Shtetëror i Shëndetit Publik raportoi në faqen e tij të internetit se 3,084 raste të kollës së mirë ishin regjistruar që nga 1 janari. “Sëmundja prek të gjitha grupmoshat”, nënvizon Instituti, duke sqaruar se kategoria më e prekur janë adoleshentët. Kryetari i Bashkisë së Pragës, Bochuslav Svoboda, u sëmur nga kolla e mirë, e cila transmetohet përmes rrugëve të frymëmarrjes dhe tha këtë javë se ai ishte shëruar nga sëmundja ditët e fundit.

Nga ana e tij, Matias Fosum, kreu i Departamentit të Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se sëmundja duket se ka arritur kulmin e saj epidemiologjik. “Javët e ardhshme do të na tregojnë se ku jemi në të vërtetë,” shtoi ai. Drejtoresha e Shëndetësisë Publike Pavlla Svrçinova shpjegoi se adoleshentët janë grupmosha më e prekur, pasi prindërit e tyre nuk i përfillën rekomandimet për t’u dhënë atyre një dozë përforcuese të vaksinës kundër kollës në moshën 10-11 vjeçare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →