Myrto Uzuni është kthyer në një nga temat kryesore të diskutimit për klubin e Granadas në këto ditë. Mediat spanjolle zbuluan një ofertë të Austin FC në MLS që synon sulmuesin shqiptar dhe argumentohej se ky i fundit ishte tentuar nga oferta, meqë klubi tij aktual nuk po i ofronte një rinovim kontrate afatgjatë me përmirësimin e kushteve financiare.
Deklarata e trajnerit se Uzuni “refuzonte të stërvitej”, i kishte hedhur më shumë benzinë zjarrit, duke menduar se tashmë sulmuesi është shumë pranë largimit nga spanjollët me të cilët ka thyer çdo rekord të mundshëm dhe është padyshim lojtari simbol i këtij klubi.
Por pikërisht sot, kur Granada luajti me Burgos pa Uzunin në përbërje, sulmuesi është shfaqur pasdite në ambientet e klubit duke bërë stërvitje të diferencuar. Ai ka kaluar si zakonisht para gazetarëve dhe ka lëshuar një koment të shkurtër për ta.
I pyetur nga “Ideal Granada” nëse do të qëndronte në klub, përgjigja e tij ka qenë shumë e prerë: “Sigurisht vëlla…”, duke lënë të kuptohet se për momentin të gjitha hipotezat për largimin, ishin më shumë diskutime në media se sa ajo që mendonte vetë lojtari.
PANORAMASPORT.AL
The post Uzuni i befason të gjithë, shfaqet në stërvitje te Granada dhe flet për të ardhmen: Sigurisht vëlla… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.