Humbi djalin 7 vjeç në shpërthimin e Gërdecit, Zamira Durda: Viktimat po i ofendojnë, po zhgënjehem nga dita në ditë

humbi djalin 7 vjec ne shperthimin e gerdecit zamira durda viktimat po i ofendojne po zhgenjehem nga dita ne dite
humbi djalin 7 vjec ne shperthimin e gerdecit zamira durda viktimat po i ofendojne po zhgenjehem nga dita ne dite

Zamira Durda, e cila humbi djalin 7 vjeç në shpërthimin e Gërdecit më 2008 deklaroi se po zhgënjehet nga drejtësia nga dita në ditë.Durda theksoi se djali i saj ka 16 vite që tretet në dhe. Ajo shtoi se viktimat po ofendohen në salla gjyqi.

Zamira Durda:  Kam humbur djalin në këtë tragjedi. Në SPAK jemi fyer. Pyetjet që bëhen janë të një niveli qesharak, që viktimat i ofendojnë. Kur kam qenë në gjyq, më është thënë që mos fol se do të dalësh përjashta. Një nga ata tha se Fatmir Mediu është njëshi. Është njëshi, sepse shkaktoi këtë tragjedi. Në emër të 26 viktimave unë do bërtas, falënderoj mediat që më kanë mbështetur, por ama drejtësia me sa po shoh është bërë qesharake.

Ministri nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve të SPAK e kjo ishte vrastare për ne. Po zhgënjehem nga dita në ditë. Nuk janë 26 zogj. Djali im ka 16 vite që tretet. Të gjithë kanë dijeni për këtë që ndodhte këtu. Nëse nuk ka drejtësi, do ngrihemi vetë e do bëjmë drejtësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →