Viktor Kolar, agjenti i mbrojtësit të Milanit, Fikayo Tomori, ka folur për portalin sport.cz, duke prekur edhe temën që lidhet me të ardhmen e qendërmbrojtësit anglez.
“Tomori është një djalë besnik dhe nuk dëshiron të largohet nga Milani, veçanërisht në një kohë të vështirë për klubin. Megjithatë, Fikayo ka potencialin për të bërë një hap përpara në të ardhmen. Nëse ai luan mirë, do të kërkohet në merkato, është normale”.
Sipas Gazzetta dello Sport, agjenti ka marrë shumë telefonata në muajt e fundit, me disa klube që janë interesuar për situatën e tij. Lojtari, kontrata e të cilit me Milanin do të skadojë në vitin 2027, megjithatë ka një vlerësim shumë të lartë, që luhatet midis 40 dhe 50 milionë euro.
(J.S/ BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co