Trajneri gjen “Teao”-n, Milani pret ringritjen edhe në kampionat

trajneri gjen teao n milani pret ringritjen edhe ne kampionat

Një trofe mbetet një trofe, nuk ka rëndësi nëse ka ardhur me meritë apo me fat. Në dhomën personale të trofeve të Serxho Konseisaos shtohet kjo Superkupë e Italisë e fituar pak ditë pasi u ul në stolin e Milanit.

Për të komentuar këtë mund të citojmë edhe trajnerin në prag të ndeshjes: “Fatin duhet ta kërkosh me punë dhe guxim”. E thënë më shpejt se e bërë. Por nëse të flasësh për diktat taktik, cilësime, module dhe ndryshime nga këndvështrimi i lojës është të paktën anakronike duke pasur parasysh ditët e pakta në dispozicion, ajo që ra menjëherë në sy ishte shkundja energjike që pasoi në ardhjen e trajnerit portugez te Milani. Gjithçka vetëm pak ditë më parë.trajneri gjen teao n milani pret ringritjen edhe ne kampionat

SHKAK-PASOJË – Fjalët, por mbi të gjitha paraqitjet e Leaos dhe Teos kundër Interit kanë hapur debatin edhe mes tifozëve kuqezi, të cilët, pas dehjes nga një sukses i bujshëm për nga metoda dhe kundërshtari, i bënë vetes pyetjen e zakonshme: Përse? Rafa dhe Teo vunë në veprim “turbon”, duke punuar krahun e majtë si dikur dhe para syve të Piolit në tribunë. Por nuk duhet harruar që janë të njëjtët që endeshin nëpër fushë pa zell dhe të shpërqendruar në muajin dhjetor.

Pse? Pikërisht një çështje mentaliteti, por ndoshta këtu qëndron puna e parë madhore e bërë nga Sergio Konseisao: puna në kokë dhe prekje në sedër, nxitje, stimulim dhe joshje taktike. Dhe Milani duhet të rinisë përsëri nga këtu që kundër Kaljarit të shtunën kur në valle të mos jetë një trofe, por tri pikë në një kampionat ku nuk ka vetëm ndeshje kundër Juventusit dhe Interit në horizont.

TEAO – Megjithatë, pika e dytë ka të bëjë me personazhin e përmendur nga vetë Konseisao në fund të finales. Të mundësh Juventusin dhe Interin në harkun kohor të tre ditëve nuk është diçka e vogël. Në vend që të rrëzohej në momentet më të vështira, “Djalli” ngriti kokën me guxim, duke sulmuar në vend që të mbyllej dhe të vazhdonte të merrte Superkupën e Italisë. Me fat sigurisht, që nuk mungoi ndaj bardhezinjve dhe zikaltërve në formën e centimetrave dhe/ ose gabimeve të bujshme, por edhe me dëshirën për të rilindur. Nga Teao (TeoLeao) në radhë të parë, por edhe me Pulisiç e gjithë të tjerët.

PANORAMASPORT.AL

The post Trajneri gjen “Teao”-n, Milani pret ringritjen edhe në kampionat appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →