Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në moshën 64-vjeçare dhe detajet rreth vdekjes së saj janë misterioze.
Policia zbuloi trupin e pajetë të aktores në një fushë në San Jacinto, Kaliforni të martën, sipas RadarOnline. Qyteti i vogël ndodhet pothuajse 3 orë larg Los Anxhelosit dhe fusha ku u zbulua ndodhet pranë një rezidence që i përkiste aktores.
Policia është dërguar në vendngjarje pas një telefonate dhe ora e vdekjes së saj është shënuar në 4:05 të mëngjesit, sipas njoftimit.
Robyn Bernard, who played Terry Brock on ‘General Hospital’ for 16 years and also acted in France, has died at age 64. https://t.co/CQIpGHdurC
— NBC News (@NBCNews) March 14, 2024
Gjurmët e gishtërinjve të Robin Bernardit ndihmuan ekzaminuesin mjekësor të qarkut ta identifikonte atë. Megjithatë, RadarOnline.com theksoi se kjo është procedurë standarde dhe se të gjithë identifikohen ose nga shenjat e gishtave ose nga ID e tyre.
‘General Hospital’ star Robyn Bernard, 64, found dead in ‘open field’ behind California business https://t.co/kGzgbmNLhH pic.twitter.com/8HR0JfPAEH
— New York Post (@nypost) March 14, 2024
Një autopsi është caktuar për sot dhe rezultatet e toksikologjisë mund të zgjasin disa javë. Për momentin, shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar.
Aktorja luajti në 145 episode të General Hospital nga viti 1984 deri në 1990. Bernard gjithashtu u shfaq në Betty Blue (1986), Diva (1981) dhe Roselyne et les lions (1989), ndër të tjera.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co