Bie punësimi i të rinjve/ Ekspertja për News 24: 20-30 mijë pensionistë të punësuar. Sektorët më të ‘kërkuar’ nga mosha e tretë

bie punesimi i te rinjve ekspertja per news 24 20 30 mije pensioniste te punesuar sektoret me te kerkuar nga mosha e trete
bie punesimi i te rinjve ekspertja per news 24 20 30 mije pensioniste te punesuar sektoret me te kerkuar nga mosha e trete

21 mijë të rinj dolën nga tregu i punës në 3-mujorin e fundit të vitit 2023, duke u zëvendësuar me pensionistë. Ekspertët e punësimit shprehen se megjithëse flitet për shifra të larta të turistëve në vend, ajo çfarë mungon është nevoja për forcë punëtore sidomos në sektorin e shërbimit.

“Në 3-mujorin e fundit të 2023, ishin 21 mijë më pak të rinj të punësuar. Ajo çfarë i mungon Shqipërisë sot është kapitali njerëzor, që përbën atë pasuri që nuk e zëvendëson dot me asgjë. Flitet për shifra të jashtëzakonshme turistësh në Shqipëri, por nëse ne duam që ky numër të rritet apo të përmirësohet vit pas viti, duhet që atyre t’iu ofrojmë punonjësit që do ua mbulojnë shërbimin”, thotë Gertjana Hasalla.

Ekspertja e punësimit Gertjana Hasalla rendit faktorët që ndikojnë në braktisjen e punës nga të rinjtë dhe zëvendsëimi i tyre me moshën e tretë, ku përllogariten mbi 20 mijë pensionistë me shumë të punësuar se në 3 mujorin e fundit të vitit 2022.

“Të rinjtë që po largohen nga Shqipëria e bëjnë pasi e ndiejnë vërtet se mungon puna e denjë. Ka një rritje me 20-30 mijë persona që kanë dalë në pension dhe po rikthehen në punë. Ka disa arsye, së pari ajo ekonomike, pasi pensioni që marrin nuk iu mjafton për të siguruar jetesën. Së dyti, kanë një sërë aftësish që nuk i kanë të rinjtë dhe është e vështirë për t’i gjetur në treg. Psh. ka shoferë urbanësh që po rikthehen, pasi kanë aftësinë, patentën, vitet e eksperiencës për ta bërë punën që të rinjtë nuk e zgjedhin sot si profesion”, shprehet Hasalla.

Ekspertja e punësimit nënvizon se sot të rinjve duhet t’u ofrohen kushte të mira punësimi, pagë dhe trajtim dinjitoz në mënyrë që t’i mbajmë në Shqipri dhe mos të largohen jashtë vendit.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →