Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ka prezantuar Sekretaren e Partisë së Lirisë për Fuqizimin e Gruas, Ines Shehun.
“Shumë i lumtur që së bashku me Nënkryetaren e deputeten Erisa Xhixho dhe me Kryetaren e LGI-së, Esmeralda Demiraj të urojmë sot në ditën e parë të punës dhe aktivitetit të saj publik si Sekretare për Fuqizimin e Gruas, Ines Shehun, një prurje e re dhe energji e shtuar pozitive për Partinë e Lirisë. Jam besimplotë se Partia e Lirisë me programin e saj konkret dhe të shkëlqyer për fuqizimin e grave dhe vajzave do të bëjë shumë shpejt një revolucion, jo vetëm në politikë, por në të gjithë shoqërinë shqiptare”, shkruan Meta.
Postimi i kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:
Shumë i lumtur që së bashku me Nënkryetaren e deputeten Erisa Xhixho dhe me Kryetaren e LGI-së, Esmeralda Demiraj të urojmë sot në ditën e parë të punës dhe aktivitetit të saj publik si Sekretare për Fuqizimin e Gruas, Ines Shehun, një prurje e re dhe energji e shtuar pozitive për Partinë e Lirisë.
Jam besimplotë se Partia e Lirisë me programin e saj konkret dhe të shkëlqyer për fuqizimin e grave dhe vajzave do të bëjë shumë shpejt një revolucion, jo vetëm në politikë, por në të gjithë shoqërinë shqiptare, në mënyrë që gratë në Kuvendin e ardhshëm të mos jenë kukulla që votojnë symbyllur ligjet për PPP-të dhe për kapjen e shtetit, por të bëjnë ligjin për të fuqizuar rolin e të drejtat e tyre dhe për të mbështetur familjen shqiptare.
Në Kuvendin e ardhshëm do të kemi shumë shembuj të tjerë të shkëlqyer si Erisa Xhixho që luftojnë çdo ditë për gratë, për të drejtat e tyre, për familjet shqiptare dhe për fëmijët që janë drita e syve dhe e ardhmja jonë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co