Një gjykatë në Teheran i ka urdhëruar shtetasin gjermano-iranian, Jamshid Hsarmahd, dhe Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, t’i paguajnë 2.5 miliardë dollarë dëmshpërblim për viktimat e sulmit me bombë në vitin 2008 në rajonin jugor të Iranit, Shiraz.
Gjykata Ndërkombëtare e Teheranit e mori vendimin më 11 mars, duke thënë se 116 paditës pretendojnë se janë familjarë të të vdekurve dhe të viktimave të sulmit në xhaminë, Sayyid al-Shuhada Husseiniya. Nga ky sulm u vranë 14 iranianë dhe u 210 të tjerë u plagosën. Sulmi ndodhi gjatë një ceremonie për vdekjen e imamit Hussein, imamit të tretë të myslimanëve shiit.
Gjykata tha se Shrmahd ishte pjesë e trupit Tondar, i cili cilësohet si përgjegjës për sulmin me bombë në Shiraz, sipas agjencisë së lajmeve Mizan, e cila është e afërt me gjyqësorin iranian. Sharmahd u arrestua nën rrethana të paqarta në vitin 2020 dhe akuzohet nga Ministria e Inteligjencës e Iranit se është anëtar i grupit opozitar iranian, Asambleja Mbretërore e Iranit, apo Tondar. Tondar, me bazë në Los Anxhelos, thotë se synon ta rrëzojë Republikën Islamike dhe ta rikthejë një monarki të ngjashme me ato të Qipros dhe Greqisë. Për shkak se ky grup e ka bazën në Shtetet e Bashkuara, gjykata iraniane tha se përgjegjësi ka edhe Qeveria amerikane.
Irani e akuzon Sharmahdin se e kishte planifikuar sulmin me bombë, një akuzë të cilën familja e tij e mohon kategorikisht, dhe e cilëson si “qesharake”. Në nëntor, vajza e Sharmahdit, Gazelle Sharmahd, tha se babai i saj 68-vjeçar mezi ec dhe flet, për shkak të kushteve shëndetësore që autoritetet e burgut kanë dështuar t’ia trajtojnë siç duhet. Ajo tha se babai i saj vuan nga sëmundja e Parkinsonit dhe se mund të vdesë për shkak të përkeqësimit të shëndetit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co