[embedded content]
Një ditë pas vrasjes së Kasem Kasmit në Frosinone në Itali nga një tjetër shqiptari, i identifikuar si Mikea Zeka, ish-prokurori Eugen Beçi i ftuar në “Open” në News 24, tregoi se si funksionojnë grupet shqiptare jashtë vendit.
“Nga hetimet që ne kemi zhvilluar me skuadra të përbashkëta hetimore kemi arritur të konstatojmë tre elementë kyç që organizatat shqiptare i bëjnë të veçanta. Shqiptarët janë një komb i vogël dhe kanë lidhje të ngushta farefisnore. Duke pasur lidhje të forta gjaku, krijojnë organizata kriminale jashtë Shqipërisë, dhe për pasojë janë shumë më të forta dhe të organizuara.
Dhuna që vjen dhe gjeneron nga organizatat kriminale shqiptare e ka prejardhjen në Shqipëri. Fakti që vritesh për një shpullë, tregon se shqiptarët e kanë jetën të lirë dhe rrisku kryesor, është fakti se këta njerëz krijojnë para dhe këto të ardhura t’i sjellin në Shqipëri dhe t’i pastrojnë, i fuqizon ato.
Shqipëria ndihmon organizatat kriminale për të vazhduar aktivitetin dhe Italia ndihmon organizatën për t’i sjellë parat në Shqipëri. Në rast se shteti shqiptar e quan si një ngjarje që nuk na përket, që do të thotë se në rast se ngjarja ndodh në Itali ka lidhje edhe me Shqipërinë. Konflikti midis dy familjeve. Këta njerëz kanë gjeneruar të ardhura dhe autoritetet në rast se nuk i kanë zbuluar këto investime, duhet t’i marrë këto emra. Për raport popullsie kemi kriminalitet shumë të lartë”, tha Beçi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co