Sulmi ndaj bazës amerikane në Jordani, kreu i Pentagonit: Biden dhe unë nuk do të tolerojmë asnjë goditje!

sulmi ndaj bazes amerikane ne jordani kreu i pentagonit biden dhe une nuk do te tolerojme asnje goditje
sulmi ndaj bazes amerikane ne jordani kreu i pentagonit biden dhe une nuk do te tolerojme asnje goditje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka dhënë një përditësim mbi qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë lidhur me sulmin ndaj bazës amerikane në Jordani, duke theksuar se administrata Biden do të ndërmarrë “të gjitha veprimet e nevojshme” për të mbrojtur trupat e saj.

Ai shprehu gjithashtu “zemërimin dhe indinjatën e tij  vdekjen e tre ushtarëve amerikanë në Jordani dhe për trupat e tjera që u plagosën”.

“Presidenti dhe unë nuk do të tolerojmë sulmet ndaj forcave amerikane dhe do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur SHBA-në dhe trupat tona”, u tha ai gazetarëve në Pentagon.

Çfarë është Kulla 22

Baza ushtarake amerikane, e cila u bë e njohur si Kulla 22, supozohej të mbetej sekrete dhe as Jordania dhe as SHBA nuk do të zbulonin praninë e saj brenda territorit jordanez. Por pasi u shënjestrua nga një dron gjatë fundjavës, Pentagoni është detyruar për herë të parë të zbulojë vendndodhjen e bazës, e krijuar në vitin 2016.

Korrespondenti i BBC, shkruan se në vitin 2017 iu dha akses të rrallë për të vizituar bazën, por iu kërkua me vendosmëri që të mos bënte xhirime.

“Fluturuam atje me helikopter nga një bazë ushtarake jordaneze në Aman. Nga ajri ishte e qartë se sa afër ishte baza me kufirin sirian. Në anën tjetër, pashë mijëra tenda të improvizuara të vendosura në mes të shkretëtirës nga sirianë të zhvendosur që iknin nga grupi i Shtetit Islamik (IS).

Baza e vogël ishte e rrethuar nga mure të fortifikuara me tela me gjemba me kamera ushtarake dhe e mbrojtur nga ushtria jordaneze nga të gjitha anët. Vura re se disa nga personeli ishin me rroba civile dhe pashë automjete të lehta, bunkerë dhe kulla komunikimi.

Zona, duke përfshirë kampin, njihej si Rukban. Grupet e milicisë shiite dhe ushtria siriane po afroheshin më shumë në luftën e tyre kundër IS. Dhe rreziku i sulmeve nga grupi ekstremist xhihadist ishte ende i lartë”, thotë ai.

IS kishte vënë në shënjestër bazën amerikane në qershor 2016 me një makinë bombë, duke vrarë gjashtë ushtarë jordanezë që ruanin hyrjen e bazës. Ushtria jordaneze tha në atë kohë se ajo ishte baza e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →