Real Madrid merr fitoren e 21-të në këtë sezon të La Liga, teksa mundi 4-0 Celta Vigon. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Los Blancos, me golin që mban firmën e Vinicius Junior.
Mysafirët në pjesën e dytë shënojnë dy autogola (Guiata dhe Dominguez), si për të konfirmuar një nga ndeshjet më të dobëta të skuadrës së Benitez.
Në fund kishte kohë edhe për Guler. Futbollisti dribloi portierin dhe gjuajti me të djathtën, për të “tundur rrjetën” për herë të parë me fanellën e madrilenëve. Reali kryeson me 69 pikë, 7 pikë më shumë se Girona ndjekëse.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co