Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar mesazheve të urimit për besimtarët myslimanë, që nisin nesër muajin e madhërishëm të Ramazanit.
Përmes një mesazhi në Instagram, kreu i qeverisë uron që ky muaj të shërbejë për unitetin dhe përkushtimin ndaj tjetrit.
“Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët myslimanë🌔
Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime🤝
Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve❤️
Ramazan të paqtë e bujar🌙”, shkruan Rama.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co