Rreth 60 banorë te fshatit Guras në bashkinë e Pogradecit pasditen e kësaj të hënë kanë marrë pjesë në një dëgjesë publike të njoftuar nga Këshilli Bashkiak për të konsultuar projekt vendimin për depozitimin e inerteve në zonën e ish-gurores pranë këtij fshati. Banorët e kanë kontestuar këtë propozim me tone te larta dhe mosdakortësimi i tyre ka bërë që banorët të hidhen të gjithë në protestë.
Ata u shprehën se inertet do të hidhen në vendin ku kalojnë burimet e ujit të pijshëm që furnizojnë qytetin ndërkohë që sipas tyre ky vendim do të cenojë jetesën e tyre dhe nëse do të miratohet nga këshilli ata paralajmërojnë se do të bllokojnë kalimin e të gjitha automjeteve që do të kryrjnë transportin.
Në këtë dëgjesë morën pjesë këshilltarë të këshillit bashkiak Pogradec ku dy prej tyre u shprehën se do të votojnë kundër këtij vendimi në këshill dhe i bënë po ashtu thirrje dhe kolegëve të tyre të mbështesin këtë mendim në favor të banorëve.
Sipas tyre kjo vendimmarrje cenon zhvillimin e mëtejshëm të kësaj zone.
Banorët e fshatit Guras u bënë pjesë e dëgjesës për ta kthyer në një protestë vendimin r këshillit bashkiak duke pohuar një zëri jo vetëm refuzimin e këtij vendimi por edhe paralajmëruan se do përshkallëzojnë protestat nëse bashkia do të miratojë këtë vendim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co