Sandra Milo vdiq sot në moshën 90-vjeçare. Aktorja, këngëtarja, prezantuesja dhe diva e ekranit të vogël dhe të madh thuhet se ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj e rrethuar nga të dashurit e saj.
“Sandrocchia”, siç e quante Federico Fellini, për të cilën ishte një muzë, ishte një nga aktoret më të njohura të kinemasë italiane.
Sandra Milo, emri i vërtetë i së cilës ishte Salvatrice Elena Greco, lindi në Tunis më 11 mars 1933. Ajo ka luajtur në rreth 70 filma.
Një socialiste në kohën e Bettino Craxi (kryeministër i Italisë nga viti 1983 deri në vitin 1987), me të cilin ka qënë në një lidhje për dy vjet, dhe e dashura e regjisorit Federico Fellini prej 17 vitesh (gjë që e ka rrëfyer për herë të parë në emisionin “Porta a Porta” në vitin 2009), mund të thuhet se ka bërë një film të vërtetë të jetës së saj emocionale.
Në vitin 2021 ajo mori çmimin “David di Donatello” për arritjet në karrierë, i konsideruar si Oscar-i e Italisë.
“Ai ishte dashuria absolute e jetës sime, një marrëdhënie e pamasë dhe e pastër”, tha Milo në një intervistë.
Lidhja me Federico Fellini ishte një nga lidhjet më të forta, një pasion i madh dhe një lidhje shpirtërore. Për të ishte dashuri me shikim të parë.
Kur Ennio Flaiano i prezantoi, ata ishin në Fregene dhe ai e fitoi zemrën e saj me buzëqeshjen e tij fëminore.
Ai e quante Sandrocchia, por tërheqja mes tyre ishte shumë e fortë. Marrëdhënia mes tyre nisi gjatë xhirimeve të “Otto e mezzo” dhe zgjati 17 vjet.
“Ne u argëtuam shumë së bashku, por gjëja më emocionuese që mbaj mend është kur u takuam. Të dy gjunjët na dridheshin, një emocion i çmendur, duke u mbajtur pas njëri-tjetrit”, tha Milo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co