Vizita e Lajçak, zyrtari i lartë amerikan O’Brien e mirëpret: Të zbatohet Asociacioni, koordinohuni për dinarin, Serbia t’i mbajë përgjegjës sulmuesit e Banjskës

vizita e lajcak zyrtari i larte amerikan obrien e mirepret te zbatohet asociacioni koordinohuni per dinarin serbia ti mbaje pergjegjes sulmuesit e banjskes
vizita e lajcak zyrtari i larte amerikan obrien e mirepret te zbatohet asociacioni koordinohuni per dinarin serbia ti mbaje pergjegjes sulmuesit e banjskes

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien i ka mirëpritur vizitat që emisari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak po i bën në Beograd dhe Prishtinë, më saktë takimin që e pati sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe nesër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

O’Brien shkroi në “X” se SHBA e mbështet fuqishëm dialogun, duke theksuar nevojën për zbatimin e plotë të marrëveshjeve, “duke përfshirë Asociacionin”. Ai ka kërkuar që të ecet përpara me zgjedhjet lokale në veri të Kosovës dhe ka kërkuar koordinim përpara se të hyjë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon transaksionet me dinarë serbë.

“Mbështetje e fortë e SHBA-së për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Nevojë për zbatimin e plotë të marrëveshjeve, duke përfshirë Asociacionin. Zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës duhet të shkojnë përpara; koordinimi përpara zbatimit të rregulloreve të reja të monedhës”, ka shkruar O’Brien.

Në fund të postimit, diplomati amerikan ka shtuar se “Serbia duhet t’i mbajë përgjegjës ata që janë përfshirë në sulmin në Banjska”.

Reagimi i O’Brien vjen pas kërkesës së QUINT-it që të pezullohet vendimi i BQK-së që nga 1 shkurti t’i jepet fund përdorimit të dinarit serb në vend. Me këtë kërkesë, sot në BQK ka shkruar ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili u takua me guvernatorin Ahmet Ismaili.

“Ne bëjmë thirrje që zbatimi i kësaj rregulloreje të shtyhet, në mënyrë që të japë kohë për tranzicion më efektiv dhe komunikim me publikun që të zbutet ndikimi negativ te qytetarët”, shkroi Hovenier në “X”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →