Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova komentoi fitoren 3-2 ndaj Erzenit. Në fjalën e tij, numri një i pankinës së skuadrës nga Rrogozhina u shpreh se skuadra luajti mirë dhe i meritoi 3 pikët.
“Normalisht, kjo është një risi. Dikujt i djeg. Unë jam komod dhe flas për ekipin tim, normal që djeg. Vjen një ekip dhe ta merr me një ndeshje. Mendoj se ekipi duhet të ketë vazhdimësi dhe kjo të qetëson.
Pjesa tjetër janë lojtarët që do të ketë kurba. Janë lojtarë të rinj, kanë mbyllur kampionatet që në nëntor dhe me formulën e rrotacionit do të mundohemi t’i kthejmë në formacion. Pjesa e parë, duhet t’i jepnim merita kundërshtarit. Mendoj se me ndryshimet, ne dolëm te skema jonë bazike dhe pastaj çdo gjë shkoi më së miri. Do presim deri sa çdo gjë të rregullohet dhe të jemi në favorin tonë për të lëvizur topin. Gjata ka ardhur i pari. Ka stërvitje më shumë se të tjerët. Po them që me çunat që kanë ardhur më mbrapa po punojmë intensivisht, prandaj ka rrotacion. Gjithmonë është çështje fizike.
Mallota nuk ishte në një ditë të mirë sot. Rastet ishin për të dyja skuadrat. Kapiteni nuk ishte në një ditë të mirë. por me ndryshimin e skemës çdo gjë foli për ne. Nuk po them nëse loja do shkonte 0-3 për Erzenin, ne edhe mund ta kthenim. Futbolli i ka të gjitha. Ka ndeshje të dobëta. Pjesa e parë me Skënderbeun ishte më e dobëta. Këtu me kalimin e minutave çdo gjë foli për ne. Do shikojmë ecurinë gjatë javës. Falë teknologjisë që kemi mund të shohim lodhjen e lojtarëve. Do të shikojmë dhe do të vendosim” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co