Tekniku i Erzenit, Alfred Deliallisi dha mendimin e tij pas humbjes 3-2 me Egnatian.
“Mënyra si shkoi loja në pjesën e parë mund ta kishim vrarë ndeshjen. Realisht që pas dëmtimit të Hasanbelliut që pas ndeshjes me Partizanin, ne nuk kemi patur qetësinë e duhur. Ekipi kishte arritur besim absolut, por më vjen keq mënyra si e humbëm ndeshjen. Djemtë dhanë gjithçka, por mungesa e përqëndrimit dhe goditjet standarde… të vjen shumë keq”
Sa kohë duan lojtarët e rinjë që të përshtaten?
“Këto lojtarë janë nga ata që kanë shumë pa luajtur. Duan kohët e vet, por kualitetin e kanë. Kështuqë çdo lojtar do kohën e vet, por mendoj se në pjesën e parë dominuam kundërshtarin. Në momentin që nuk shënon, të vjen keq. Shënimi i golit të parë ishte mëse i evitueshëm.
“Nuk është moment demoralizimi. Ky ekip është shumë i fortë dhe me prurjet e reja është bërë më e fortë në fakt. Meritonim shumë më shumë, Egnatias i bëmë dhuratë mund të them. Duhet të tregoheshim me më shumë karakter kur kundërshtari ishte në minutat e veta. Mendoj se do të rris tonet në stërvitje. Nga tani e tutje do të marrim pikë dhe besoj fort pasi kualiteti dhe cilësia janë. Hasanbelli? Mendoj që nga java e tjetër do të jetë i gatshëm.” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co