Pas dy fitoreve radhazi në kampionat, Napoli është ndalur 1-1 në shtëpi ndaj Torinos, duke lënë dy pikë me shumë vlerë në luftën për zonën Champions sezonin e ardhshëm.
Pavarësisht dominimit të vendasve, pjesa e parë përfundoi pa gola, me sulmuesit e kaltër që ishin edhe disi nervozë para portës kundërshtare. Pjesa e dytë pati tablo tjetër, ku u shënuan edhe golat.
Në minutën e 61-të ndizet stadiumi “Diego Maradona” pas golit të Kvicha Kvaratskhelias. I dhjeti gol sezonal në Serie A për gjeorgjianin e Napolit. Por ky avantazh nuk zgjati as 3 minuta. Ekzekutim i bukur me roveshatë nga Antonio Sanabria dhe Torino barazoi rezultatin.
Napoli kërkoi golin e fitores deri në fund, por nuk e arriti dot. Për pasojë, të kaltrit mbesin në vendin e shtatë, 7 pikë larg vendit të katërt, ndërsa Torino në mesin e renditjes e sigurtë për mbijetesë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co