Pentagoni mohoi raportimet e sotme nga Gaza, sipas të cilave një pako me ndihma humanitare të SHBA-së mbi Gaza shkaktoi disa të plagosur dhe vdekje pasi parashuta nuk u hap si duhet.
Sipas The Jerusalem Post, raportimet që dolën nga Gaza shpreheshin se pakot e ndihmave në rënie goditën dhe vranë të paktën pesë palestinezë dhe plagosën 11 të tjerë pasi mekanizmi i parashutës dështoi .
Zyrtarët e Pentagonit mohuan raportet të premten teksa amerikanët kërkojnë të shtojnë mënyrat për të ofruar ndihma humanitare për njerëzit në Gaza, ndërsa vazhdojnë të mbështesin luftën e Izraelit kundër organizatës terroriste Hamas.
“Ne mund të konfirmojmë se SHBA-ja nuk shkaktoi viktima gjatë rënies së ndihmës sonë në Gaza”, tha një zyrtar i mbrojtjes.
Një video që qarkullon në rrjetet sociale që pretendon se përshkruan incidentin tregon një avion ushtarak duke lëshuar pako ndihme në një zonë të hapur të rrethuar nga ndërtesa shumëkatëshe dhe rrënoja betoni.
Në video, pakot përplasen në tokë të frenuara vetëm nga parashutat gjysmë të fryra ndërsa palestinezët nxitojnë të shmangin kutitë në rënie.
“Paletat tona u ulën me sukses,” tha një zyrtar i DOD për Politico. Shtetet e Bashkuara kryen një lëshim të katërt ajror të premten, raportoi Task and Purpose, duke cituar një zyrtar amerikan i cili mohoi se paketat në rënie kishin vrarë dikë.
“Ne nuk besojmë se këto vdekje janë rezultat i fluturimeve ajrore të SHBA-së”, tha zyrtari për Task and Purpose.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co