Ish-presidenti i Hondurasit Juan Orlando Hernández është shpallur fajtor nga një gjykatë në SHBA për akuzat e trafikut të drogës.
Hernández u dënua të premten për trafik kokainë në SHBA dhe për posedim të “pajisjeve shkatërruese” duke përfshirë armët e renda të zjarrit.
Prokurorët thanë se ish-presidenti drejtoi Hondurasin si një “narko-shtet”, duke pranuar ryshfet nga trafikantët e drogës.
Hernández tani përballet me burgim të përjetshëm.
Ai kishte mohuar çdo akuzë dhe u deklarua i pafajshëm në këtë rast.
Hernández ishte president i Hondurasit nga 2014 deri në 2022, duke shërbyer për dy mandate radhazi.
Ai u ekstradua në Nju Jork dhe u arrestua në vitin 2022 për t’u përballur me akuzat federale në SHBA.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co