Erolind Krasniqi ka ndarë rrugët zyrtarisht me Skënderbeun.
Mesfushori firmosi për 3 vite në verë, por eksperienca e tij në Korçë zgjati vetëm disa muaj.
Krasniqi mori minuta në 14 ndeshje të kampionatit shqiptar, ndërsa nisi si titullar dy prej tyre. Gjatë kësaj kohe asistoi golin e fitores kundër Bylisit.
24-vjeçari e kishte aventurën e parë jashtë Gjermanisë.
Njoftimi i Skënderbeut:
“Mesfushori ka mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin me Klubin e Futbollit Skënderbeu.
Skënderbeu e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe bashkepunimi dhe i uron suksese në karierrën e tij”.
PANORAMASPORT.AL
The post ZYRTARE/ Kishte firmosur për 3 vite, lojtari ndan rrugët me Skënderbeun pas pak muajve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.