Digjet lokali i nënkryetares së Zveçanit. Dyshohet se…

digjet lokali i nenkryetares se zvecanit dyshohet se
digjet lokali i nenkryetares se zvecanit dyshohet se

Nënkryetarja e komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniç, tha për Radion Evropa e Lirë se një lokal në pronësi të saj është djegur në orët e para të 8 marsit. Veton Elshani, zëvendësdrejtor i policisë për rajonin e veriut, tha se zjarri “dyshohet se është shkaktuar qëllimisht”.

“Veprimet hetimore janë duke u zhvilluar”, tha ai për REL-in. Tomaniç, që është nënkryetare e komunës së Zveçanit që funksionon sipas sistemit të Kosovës, tha se zjarrvënia nuk ishte “e rastësishme”, duke shtuar se dyshon se motivi është se ajo ka ndihmuar serbët në veri të Kosovës të punësohen në institucionet e Kosovës.

Ajo theksoi se aktivitetet e saj “nuk përshtaten” me Listën Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit. “Atëherë kam një pyetje për ta. Pse po luftojnë që të kthehen në institucionet e Kosovës, nëse ne që kemi hyrë në institucionet e Kosovës jemi tradhtarë?”, tha ajo.

Tomaniç tha po ashtu se dëmi i shkaktuar nga zjarri kap vlerën e disa mijëra eurove. Radio Evropa e Lirë ka dërguar kërkesë për koment nga Lista Serbe lidhur me akuzat e bëra nga Tomaniç. Por, nga ky subjekt nuk janë përgjigjur. Kjo nuk është hera e parë që pronat personale të pjesëtarëve të komunitetit serb, në komunat në veri të banuara me shumicë serbe, u vihet flaka. Në vitin 2023 ishin djegur dhjetëra vetura, pasi pronarët e tyre i kishin konvertuar targat nga ato serbe në RKS – Republika e Kosovës. Për shkak të çështjes së targave të makinave, pjesëtarët e komunitetit serb, me nismën e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – u larguan nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022. Ndërkaq, pas zgjedhjeve të prillit të vitit 2023 në katër komunat në veri të Kosovës u zgjodhën kryetarë shqiptarë. Shumica e nënkryetarëve në këto komuna janë nga komuniteti serb.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →