8-Mars/ Tritan Shehu: Aborti nëpërmjet selektivitetit, vrasësi kryesor i femrave në Shqipëri e në botë

8 mars tritan shehu aborti nepermjet selektivitetit vrasesi kryesor i femrave ne shqiperi e ne bote
8 mars tritan shehu aborti nepermjet selektivitetit vrasesi kryesor i femrave ne shqiperi e ne bote

Deputeti Tritan Shehu, në një postim në Facebook, në ditën e 8 Marsit, ka shkruar se pavarësisht se aborti trumpetohet si një nga të drejtat themelore të grave, ai është vrasësi kryesor i grave në botë.

Ai ka shtuar se aborti nëpërmjet selektivitetit, është bere vrasësi kryesor i femrave ne Shqipëri e në botë.

Shehu tha se të shkatërrosh një jetë, edhe intra uterine, nuk është një e drejtë.

Postimi i plotë:

“Aborti si e drejte”, shkel te drejtat e gruas!
Aborti, vrasesi kryesor i femrave ne Bote.
Reflektim me 8 Mars, per te drejtat e gruas.
Kur ne keto periudha “moderne”, te shtyra nga nje majtizem populist, pseudo liberal, ipen mesazhe thellesisht te gabuara si:
–“E drejta universale per abort” do t’i krijoje “Gruas lirite e te drejtat e mohuara!!!
Katerciperisht e shtrember dhe e rrezikeshme kjo.
Sepse te shkaterrosh nje jete, edhe intra uterine, nuk eshte nje e drejte.
Aborti nepermjet selektivitetit, eshte bere vrasesi kryesor i femrave ne Shqiperi e ne bote.
Ai si e “drejte” bije ndesh me vete filozofine e Jetes, te egzistences njerezore…
Me te drejten e gruas per tu bere “Nene”.
E drejte kjo qe duhet te prevaloje e mbeshtetet me te gjithe potencialet e shoqerise, sociale, ekonomike, morale, shendetesore, arsimore etj, etj.
Aborti si parim eshte nje neperkembje e te drejtes per te jetuar, qe eshte e drejta themelore e njeriut.
Kjo “filozofi” eshte pjese e nje mekanizmi me te gjere Anti Jete, ndesh me te drejtat universale e vlerat e shoqerise, egzistencen e saj.
E atij mekanizmi, qe po tenton te shkaterroje edhe themelet e shoqerise, Familjen tone te perbere nga nje burre, nje grua e me shprese femijet.
Qe synon te zhduke fjalet sublime “Nene e Baba” per t’ kthyer ne numurore shterpe.
Ne kete kontekst une dua te kujtoj, per ta bere lejtmotiv te drejtash reale te gruas, sot me 8 Mars:
Vendimin e Gjykates Supreme te ShBA per te cfuqizuar qendrimin per ceshtjen Roe vs Ëade.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →