Një aksident është regjistruar në Delvinë. Një automjet ka aksidentuar punonjësen e pastrim-gjelbërimit në bashki. Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para. Shkendije Halili, 58 vjeç është transportuar ne gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës, por ndërroi jetë në spital.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Shpresa Dine.
Burime bëjnë me dije se 58-vjeçarja është goditur nga makina sapo ka dalë nga banesa e saj. Policia ka nisur hetimet.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co